3.3 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Amazon e njeh zyrtarisht shtetin e Kosovës

Oda Amerikane në Kosovë dhe Zyra e Presidencës kanë njoftuar se gjiganti teknologjik “Amazon” e ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës.

Pra nga tash e tutje edhe Kosova do të figurojë në platformën e “Amazon”.

“Kjo arritje vjen si rezultat i takimeve të nivelit të lartë të mbajtura në tetor 2024, ndërmjet Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu dhe përfaqësuesve të gjigantit teknologjik Amazon në Uashington D.C., SHBA”.

“Këto diskutime janë gjithashtu pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmarra nga Task Forca për Diplomacinë Digjitale, një iniciativë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetje të rëndësishme nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Tutje vlerësohet se kjo gjë do t’u lehtësojë qasjen konsumatorëve.

“Ky zhvillim gjithashtu lehtëson qasjen për konsumatorët, të cilët tani mund të lidhen pa pengesa me një nga platformat më të mëdha të tregtisë elektronike në botë si dhe përdorimin e shërbimeve si Amazon Web Services (AËS), Amazon Alexa, etj. Ky përparim është një dëshmi e qartë e fuqisë së diplomacisë dhe bashkëpunimit publiko-privat në avancimin e interesave ekonomike dhe zhvillimit të Kosovës”, thuhet tutje aty.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ndalohen fishekzjarrët gjatë festave të fundvitit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike...

Beteja e Gorozhupit: Luljeta e UÇK s’e la burrin, u vra edhe ajo

Në betejën ku u vra komandanti Mujë Krasniqi “Kapuçi”, “Te Likenet e Hasit”, ra dëshmore edhe Luljeta Shala bashkë me të fejuarin e saj. Aty...

Lajmet e Fundit