18.3 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Komuna e Dragashit publikon planin vjetor për subvencionet, shuma e përgjithshme 390 mijë euro

Komuna e Dragashit ka publikuar planin vjetor të mbështetjes financiare publike për organizatat joqeveritare. Në këtë tabelë figurojnë edhe subvencionet për fermerët, bursat për studentët, sikurse edhe subvencionet e shëndetësisë.

Shuma e përgjithshme e mjeteve të planifikuara për këto lloje të mbështetjes nga buxheti komunal i Dragashit gjatë vitit 2025 është 390 mijë euro.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka paraparë 140 mijë euro për mbështetjen e OJQ-ve që veprojnë në këto tri fusha.

Për organizatat që merren me art dhe kulturë janë paraparë 60 mijë euro, ku shpalljet pritet të publikohen në muajin janar dhe qershor, derisa zbatimi i projekteve parashihet të fillojë në shkurt dhe në korrik e gusht.

Për organizatat sportive janë planifikuar 70 mijë euro, me ç’rast shpallja pritet të publikohet në muajin mars dhe zbatimi i projekteve të fillojë në prill.

Për organizatat rinore janë paraparë 10 mijë euro dhe thirrja është planifikuar për muajin prill, ndërkohë që implementimi i projekteve parashihet të nis në muajin maj e qershor.

Ndërkaq Drejtoria e Arsimit ka planifikuar 50 mijë euro në formë bursash për studentët lokalë.

Drejtoria e Bujqësisë ka paraparë 100 mijë euro subvencione për fermerët e bletarët, si dhe për organizimin e panairit me produkte vendore.

Nga Zyra e Kryetarit janë planifikuar 100 mijë euro subvencione për shëndetësi dhe memorandume, të dedikuara për qytetarët dhe një organizatë.

Sipas dispozitave të Rregullores mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve ofruesit e mbështetjes financiare duhet të përgatisin planin vjetor përkatës më së largu 30 ditë pas miratimit të buxhetit vjetor të Republikës së Kosovës, dhe ta dërgojnë atë në Zyrën për qeverisje të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, postoi foto me armë

Një person në Suharekë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte postuar foto me armë. Sipas raportit 24...

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket...

Lajmet e Fundit