2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Drita nis sezonin pranveror me fitore, Krasniqi shkëlqen ndaj Malishevës

Drita e nisi sezonin pranveror të Albi Mall Superligës me fitore 2-0 ndaj Malishevës, falë dy golave të Besnik Krasniqit.

Anësori i djathtë shënoi në minutën e 61-të pas asistimit të Almir Ajzerajt dhe vulosi fitoren me penallti në minutën e 78-të.

Një gol i Blerim Krasniqit u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Drita forcon kreun e tabelës me 43 pikë, ndërsa Malisheva mbetet e treta me 30 pikë. Në xhiron e ardhshme, Drita përballet me Prishtinën, ndërsa Malisheva pret Ferizajn./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Rahoveci prezanton përforcimin e ri, Richard Granberry

Rahoveci 029 ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Richard Granberry për pjesën e mbetur të sezonit në Superligë. “Me kënaqësi ju njoftojmë se Richard Granberry...

Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas një videoje nga...

Lajmet e Fundit