3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

41 të helmuarit nga Malisheva vazhdojnë të jenë të shtrirë në Spitalin e Prizrenit

Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha i vizituan të helmuarit që po trajtohen në spitalin e Prizrenit

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, dhe drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, kanë vizituar pacitentët e helmuar nga ky qytet, të cilët po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

Sipas mjekut përgjegjës në Klinikën Infektive, Beram Karanezi, gjendja e pacientëve nga Malisheva është stabile.

“Sipas të dhënave, aktualisht janë duke u trajtuar 41 pacient nga Malisheva. Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha, i kanë falënderuar mjekët dhe personelin e spitalit për gjithçka kanë bërë për trajtimin e pacientëve nga Malisheva dhe më pas i kanë vizituar pacientët e shtrirë në klinikat e këtij spitali”, thuhet në njoftimin e komunës sw Malishevws.

Kujtojmë se nga një lokal në Malishevë janë helmuar afro 160 qytetarë, ku disa prej tyre vazhdojnë të jenë të hospitalizuar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Junior 06 pëson humbje të thellë ndaj Trepçës

Junior 06 ka pësuar humbje me rezultat 65:30 në transfertë ndaj Trepçës, në kuadër të Superligës së Femrave, raporton PrizrenPress. Vendaset e nisën ndeshjen me...

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit