17.7 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Durrësin për të festuar Ditën e Pavarësisë

Durrësi nuk është vetëm një destinacion veror, por një vend ku shqiptarët e Kosovës ndihen si në shtëpinë e tyre. Për këtë arsye ata kanë zgjedhur që ditën e Pavarësisë ta festojnë në Durrës. Arsyet se përse një numër i madh qytetarësh nga Kosova zgjodhën Durrësin, i tregojnë vetë ata.

“Na pëlqen Shqipëria, ne jemi të dhënë pas Shqipërisë, e ëndërrojmë të vijmë të bëjmë një pushim këtu, kënaqemi në të dy vendet, por ne llogarisim që Shqipëria është nëna jonë, motra me nënën janë bashkë, prandaj kemi ardhur këtu”, thotë një grua.

“Janë disa arsye pse zgjedhim Durrësin, së pari ofertat e volitshme, afërsia që kemi me Shqipërinë, Kosovën e kemi aty, Durrësin e shfrytëzojmë për festa, është e disata herë që vijmë këtu.”

“Është bukuri e Shqipërisë, mikpritja është e bukur, është hera e parë që e festojmë Pavarësinë në Durrës, u kënaqëm këtu, tani shkojmë e festojmë në Kosovë”, shprehet një burrë.

Shqiptarët e Kosovës njihen për besnikërinë të tyre për të pushuar në Shqipëri. Prurjet turistike këtë vit kanë qenë të larta, sidomos gjatë festës së Pavarësisë duke mbushur njësitë akomoduese dhe restorantet e Durrësit.

“Këtë vit ka pasur një prurje shumë të madhe turistësh nga Kosova, ky vit ka mbushur rivierën e të gjithë rivierës së Durrësit plot. Pavarësia e Kosovës në Durrës ka një rëndësi të veçantë, festohet në të gjithë hotelet e Durrësit, festohet me të njëjtin ritëm si të ishte Pavarësia e Shqipërisë. Organizimi që bëhet me muzikë, gatimet kosovare dhe shqiptare. Festa ka rastisur në një fundjavë të gjatë, kanë qëndruar 3-4 ditë në Shqipëri”, tregon Blerim Norja, operator turistik.

Durrësi vazhdon të mbetet një destinacion i dashur për shqiptarët e Kosovës. Jo vetëm për bukurinë natyrore dhe ofertat e tij turistike, por mbi të gjitha, për ndjenjën e përkatësisë që ky vend u ofron./Euronews Albania/

Më Shumë

Ballkani me një lojtar më pak, ia merr tre pikë Gjilanit

Ballkani e ka fituar derbin e sotëm ndaj Gjilanit me rezultat minimal në xhiron e 29-të të Superligës. Sulmuesi i cili po kalon formë të...

Seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 12.00

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca konstituive e radhës mbahet nesër në ora 12.00. Zhvillimi vie pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani...

Lajmet e Fundit