Dëshmitar i Masakrës në Pastasellë: I humba ndjenjat kur i pashë trupat e shqiptarëve

Nijazi Krasniqi është dëshmitar i krimeve që u kryen nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Pastasellë të Rahovecit. Krasniqi mes lotësh rrëfen momentin kur i pa trupat shqiptarëve të vrarë dhe masakruar.

Po tregon se fshati ishte i rrethuar nga të gjitha anët.

Forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore kishin filluar ta zbatonin planin duke kryer krime të llahtarshme mbi civilët e pambrojtur shqiptarë.
Me ç’rast ishin vrarë dhe masakruar 106 persona.

Dëshmitar i këtyre krimeve mizore është Nijazi Krasniqi nga fshati Pastasellë.

“Unë kur kam ardhur i kam parë të vrarë, masakruar dhe të djegur. Mbi 20 kufoma i kanë djegur por pjesa më e rëndë është së në fund i kemi marrë gjashtë koka që nuk dihet se kush janë dhe i kemi varrosur më një vend”, thotë ai.

Krasniqi tregon se forcat paramilitare serbe i kishin zhvendosur në fshatra të ndryshme kufomat, ndërsa edhe sot e kësaj dite disa trupa nuk janë gjetur.

“Disa kufoma janë gjetur në Suharekë, Xërxe dhe nëpër fshatrat e Malishevës. Këtu me plot kuptimin e fjalës ka qenë një tmerr i vërtetë. Duheshin 5-6 ditë për t’i varrosur të gjithë ata trupa” , rrëfen Krasniqi.

Dëshmitari i Masakrës në Pastasellë mes lotësh tregon se i humbi ndjenjat kur i pa trupat e viktimave.

Deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë, ku u vranë dhe u masakruan 106 shqiptarë./tëvë1

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit