7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Aksion i vonë për një Malishevë të pastër – Kryetari Kastrati bashkë me ekipet në terren

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka udhëhequr personalisht një aksion pastrimi në bulevardin kryesor dhe rrugët e tjera të qytetit, duke shprehur përkushtimin e institucionit për ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit të shëndetshëm për qytetarët.

“Edhe në këto orë të vona, jemi bashkë me ekipet e pastrimit dhe bashkëpunëtorët e Komunës, të angazhuar për të siguruar një Malishevë më të pastër dhe më të bukur”, deklaroi kryetari Kastrati, përcjell PrizrenPress.

Ai bëri të ditur se këto aksione nuk do të jenë të izoluara, por do të përsëriten disa herë brenda javës, me qëllim që të garantohet mirëmbajtja e pastërtisë në vazhdimësi.

“Pastrimi i qytetit është detyrë e përbashkët. Për ta arritur nivelin e pastërtisë që synojmë, na duhet angazhimi i secilit qytetar, pa dallim”, theksoi Kastrati./PrizrenPress.com

Më Shumë

Vazhdojnë punimet në Tregun e Gjelbër dhe parkingun nëntokësor në Prizren

Vazhdojnë punimet në projektin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor në Prizren, i cili po zhvillohet si një nga investimet kryesore infrastrukturore në...

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit