Ramabaja: Të hënën bëhet publik koalicioni formal VV – NISMA

Anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, duke folur për median “MCN TV” në Shqipëri, tha se “më së largu të hënën” bëhet publik koalicioni formal i Vetëvendosjes me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

“Është në proces përfundimi koalicioni formal me Nismën Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj. Dhe më së largu deri ditën e hënë bëhet publike marrëveshja”, tha Ramabaja.

“Gjasat që të dështojë formimi i qeverisë në tentativën e parë janë tepër të vogla”, shtoi ai.

Video: 4:05

 

Më Shumë

Sonte krejt në Prizren për Kosovën, ndeshja parakualifikuese ndaj Shqipërisë për EuroBasket

Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohet sonte në Prizren. Dueli do të fillojë nga ora 19:00,...

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit