18.3 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025

Këto janë dy alpinistet e huaja që u shpëtuan në Bjeshkët e Sharrit

Dy shtetase të huaja janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë, konkretisht në Bjeshkët e Sharrit në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes. Ato kishin humbur pas një ecje malore gjatë së mërkurës.

Klankosova.tv mëson se alpinistet e huaja janë Katharina dhe Anne Maria.

“Ato janë transportuar menjëherë me autoambulancë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë ku sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile, përveç një lëndimi të lehtë në këmbë tek njëra prej tyre”, kanë deklaruar nga policia.

Organet e rendit, sot në mëngjes kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

“Më datë 21.05.2025, rreth orës 08:00 të mëngjesit, dy shtetase të huaja, të cilat po qëndronin në hotelin “Luboteni” në Brezovicë, janë nisur për një ecje malore në bjeshkët e Sharrit. Gjatë rrugëtimit të tyre, për shkak të kushteve të vështira dhe terrenit të panjohur, ato kanë humbur rrugën”.

“Rreth orës 20:50, Policia Rajonale e Ferizaj, respektivisht Stacioni Policor në Shtërpcë ka pranuar një informatë se dy alpinistet kishin humbur rrugën dhe ndodheshin diku në zonën malore të Sharrit, por pa ditur saktësisht vendndodhjen e tyre. Përmes një audio incizimi, ato kishin treguar gjendjen e tyre të rënduar dhe pamundësinë për të vazhduar më tej”.

“Menjëherë, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke aktivizuar njësitë relevante dhe duke kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës. Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe përpjekjeve të koordinuara, më 22.05.2025, rreth orës 03:00, dy shtetaset e huaj janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë”, njofton policia e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.

Më Shumë

Granit Xhaka bëhet lojtar i Sunderlandit – rikthehet pas dy vitesh në Premier League

Sunderland ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka nga Bayer Leverkusen. Xhaka është rikthyer në Premier League, pas dy viteve të kaluara në kampionatin...

Një person qëllohet nga një plumb në kokë, rasti po hetohet në Rahovec

Një person është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e...

Lajmet e Fundit