7.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Prizreni në prag të lavdisë: Një fitore larg titullit të kampionit

Sot, kryeqyteti historik i shqiptarëve është në pritje të një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e ekipit të tij futbollistik. Prizreni është vetëm një fitore larg titullit të kampionit të Ligës së Dytë të Kosovës, në përfundim të sezonit 2024/25.

Në orën 16:00, në stadiumin “Përparim Thaçi”, do të luhet një ndeshje vendimtare mes Prizrenit dhe Diellit nga Ferizaj. Të dyja skuadrat janë të motivuara, por është Prizreni që e ka fatin në duart e veta: fitorja i sjell titullin dhe ngjitjen në Ligën e Parë si kampion, raporton PrizrenPress.

Pas një sezoni të gjatë e të ngjeshur, me shumë sfida dhe emocione, Prizreni ka arritur të ruajë ritmin e lartë dhe të pozicionohet në majë të tabelës, me pikë të barabarta me Tefik Çangën, por me avantazhin e rezultateve direkte dhe golaverazhit.

Dielli, nga ana tjetër, vjen në Prizren për të mbyllur me krenari një sezon të fortë, duke qenë një nga skuadrat që luftoi deri në javët e fundit për ngjitje.

Tifozët pritet të jenë të shumtë në stadium, duke krijuar një atmosferë elektrizuese që vetëm Prizreni di ta japë në ditët e mëdha. E gjithë vëmendja e futbollit kosovar është përqendruar sot në këtë duel – sepse këtu mund të shkruhet historia!/PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Malisheva drejt shërbimeve më të mira: Kastrati takim me drejtorët komunalë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, zhvilloi një takim konstruktiv me drejtorët komunalë, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit, përmirësimin e komunikimit...

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit