Forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional për rikthimin e aseteve të paligjshme në Prizren

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,  Petrit Kryeziu, së bashku me prokurorët e kësaj prokurorie, kanë pritur në takim Prokurorin nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, Udhëheqës i Zyrës për Rikthimin e Aseteve në ZKPSH, përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të NJIF, të Doganës dhe ATK-së.

Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Prizrenit dhe kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe fuqizimin e përpjekjeve në drejtim të identifikimit, sekuestrimit dhe rikthimit të aseteve të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Gjatë takimit u diskutua për sfidat aktuale në zbatimin e ligjit për konfiskimin dhe rikthimin e pasurisë së paligjshme, si dhe për rëndësinë e rritjes së kapaciteteve hetimore dhe koordinimit të veprimeve ndërmjet institucioneve përkatëse.

Kryeprokurori Kryeziu, theksoi angazhimin e tij për të siguruar mbështetjen e plotë institucionale në punën e Zyrës për Rikthim të Aseteve, duke vlerësuar kontributin e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai, po ashtu nënvizoi domosdoshmërinë që pasuria e përfituar përmes veprimtarive të paligjshme t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve.

Në fund të takimit, palët u pajtuan për nevojën e hartimit të strategjive të përbashkëta dhe intensifikimin e veprimeve konkrete në terren për të rritur efikasitetin në kthimin e aseteve të konfiskuara./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit