7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale, Muharremaj e Latifi pozojnë nga dreka me speca e qebapa

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar dje, 12 tetorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Pas caktimit të datës, janë aktivizuar edhe kandidatët e mundshëm për kryetar.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar një foto me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi.

Të dy shihen se janë duke ngrenë qebapa e speca së bashku.

“Kudo ku punoni, qofshi të nderuar e ju bëftë mirë dreka”, shkroi ai.

Kërkesa e disa partive opozitare ishte që zgjedhjet të mbahen me 12 tetor.

“Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”, tha Presidenca. /Insajderi.org

Marketing

Më Shumë

Drini i Bardhë nis stinorin pranveror me fitore

KF Drini i Bardhë e ka nisur me sukses stinorin pranveror në Ligën e Dytë të Kosovës, duke mposhtur ekipin e Shqiponjave me rezultat...

Arrestohet një person i dënuar me mbi një vit burg në Prizren

Një person i kërkuar me urdhër-arrest është arrestuar në një pikë kalimi kufitar dhe më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg. Sipas...

Lajmet e Fundit