5.8 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

KDTP-ja në Mamushë vendos të rikandidojë Abdylhadi Krasniqin për kryetar të komunës

Kuvendi i Degës së Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Mamushë ka vendosur që kryetari aktual i kësaj komune, Abdylhadi Krasniq, të rikandidojë për një mandat të ri në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të mbajtur të martën në mbrëmje, ku fillimisht u vlerësua puna dhe angazhimi i deritanishëm i kryetarit Krasniq. Pas diskutimeve, me shumicë votash, u miratua kandidatura e tij për garën zgjedhore si përfaqësues i KDTP-së.

“Abdylhadi Krasniq ka marrë përsipër përgjegjësinë për të përfaqësuar vlerat e partisë dhe pritshmëritë e qytetarëve të Mamushës. Ai është konsideruar sërish i denjë për këtë detyrë, falë përvojës dhe vizionit të tij për zhvillimin e komunës”, thuhet në njoftimin e degës së partisë.

Në një deklaratë pas nominimit, Krasniq ka falënderuar strukturat drejtuese të partisë dhe ekipin që i kanë besuar vizionit të tij.

“Kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Mamushës e kam paraqitur me synimin për të vazhduar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të denja për qytetarët tanë”, është shprehur ai.

Zgjedhjet komunale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor. /Telegrafi/

Marketing

Më Shumë

Kurti: Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së babait me dy fëmijë nga shpërthimi bombolës së gazit, ngushëllime familjarëve

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për rastin e sotëm tragjik në Malishevë ku nga zjarri humbi jetën babai me dy fëmijët e tij. “Jam...

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Lajmet e Fundit