22 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Kryetari i Dragashit raporton për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka prezantuar të premten raportin e punës së ekzekutivit lokal për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, në një takim publik me qytetarët – të parin për këtë vit.

Në këtë prezantim, Xheladini ka paraqitur një përmbledhje të aktiviteteve dhe projekteve të realizuara gjatë kësaj periudhe, duke vënë theksin në zhvillimet kryesore dhe bashkëpunimet institucionale.

“Sot prezantuam punën gjashtëmujore të komunës, me fokus në projektet e realizuara, marrëveshjet e bashkëpunimit me organizata vendore dhe ndërkombëtare, si dhe takimet me përfaqësues të lartë diplomatikë”, thuhet në njoftimin zyrtar të komunës.

Në takim u dha gjithashtu një pasqyrë e ecurisë së projekteve kapitale që janë në fazë implementimi, si dhe atyre që planifikohen të realizohen në përputhje me Planin Vjetor të Prokurimit.

Po ashtu, kryetari Xheladini prezantoi para qytetarëve edhe mbështetjen e dhënë për organizatat joqeveritare përmes thirrjeve publike në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit.

Në pjesën e dytë të takimit, u hap diskutimi për Draftin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028. Qytetarët e pranishëm patën mundësinë të paraqesin propozimet dhe kërkesat e tyre për investime dhe përmirësime në shërbimet komunale./PrizrenPress.com/

Marketing

Kliko Video https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1728704571859439

Më Shumë

Zjarr edhe në Nashec të Prizrenit

Sot është raportuar për disa raste të zjarreve në Rajonin e Prizrenit. Këtë herë flakët kanë kapluar një pjesë të fshatit Nashec, më saktësisht rrugën...

Reduktime të përkohshme me ujë në Suharekë, shkak konsumi i lartë dhe keqpërdorimet

Në komunën e Suharekës po vijojnë reduktimet e përkohshme në ujë. Kjo pasi  siç thuhet , për shkak të keqpërdorimeve dhe rritjes së madhe të...

Lajmet e Fundit