34.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Prizreni më i nxehti në histori: Top 10 temperaturat ekstreme në Kosovë

Kosova po përjeton ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta, duke arritur vlera mbi 35 gradë Celsius në shumë qytete.

Këto kushte ekstreme të motit kanë rikthyer debatin për ndikimet klimatike, përgatitjen e qytetarëve dhe krahasimet me valët e të nxehtit në të kaluarën. Në këtë kontekst, është me interes të rikujtojmë temperaturat më të larta dhe më të ulëta të regjistruara ndonjëherë në historinë klimatike të Kosovës.

Top 10 temperaturat më të larta të regjistruara në Kosovë

Bazuar në të dhënat historike nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të siguruara nga Telegrafi, temperaturat më të larta të regjistruara janë përqendruar kryesisht në fundin e muajit korrik dhe fillimin e gushtit. Prizreni mban rekordin absolut të nxehtësisë, duke arritur plot 40.8°C më 25 korrik 1987. Kjo datë është fakti që përkon edhe me temperatura ekstreme në qytete të tjera si Mitrovica dhe Peja.

Këto janë 10 temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në Kosovë:

1. Prizren: 40.8°C (25.07.1987)
2Mitrovicë: 40.0°C (25.07.1987)
3. Ferizaj: 39.4°C (24.07.2007)
4Prishtinë: 39.2°C (06.07.1988)
5Gjakovë: 39.0°C (06.07.1988)
6Pejë: 38.2°C (25.07.1987)
7Klinë: 37.8°C (25.07.1974)
8Gjilan/Kamenicë: 37.1°C (15.08.1963)
9. Dragash: 36.5°C (26.07.1965)
10Istog: 36.2°C (27.06.1977)

Këto temperatura historike dëshmojnë se fund korriku është tradicionalisht periudha më e nxehtë e vitit në Kosovë, me vitet 1987 dhe 1988 si më të theksuarat për nxehtësi ekstreme.

Top 10 temperaturat më të ulëta të regjistruara në Kosovë

Nga ana tjetër, Kosova ka përjetuar edhe acare të jashtëzakonshme, kryesisht në muajin janar.

Rekordi më i ulët i të gjitha kohërave është shënuar në Gjilan, me -32.5°C më 25 janar 1963, temperaturë që e tejkalon edhe nivelin e shumë vendeve nordike. I njëjti vit ishte i ftohtë ekstrem edhe për Gjakovën, me -29.0°C.

Më poshtë janë 10 temperaturat më të ulëta të regjistruara në vend:

1. Gjilan: -32.5°C (25.01.1963)
2Klinë: -30.8°C (13.01.1985)
3Gjakovë: -29.0°C (25.01.1963)
4Mitrovicë: -29.0°C (13.01.1958)
5Ferizaj: -28.1°C (13.01.1985)
6Prishtinë: -27.2°C (13.01.1985)
7Istog: -25.0°C (13.01.1985)
8Pejë: -24.8°C (13.01.1985)
9Prizren: -23.6°C (13.01.1985)
10Dragash: -21.5°C (19.02.1982)

Ajo që bie në sy është se data 13 janar 1985 ishte një ndër ditët më të ftohta në historinë moderne të vendit, me pothuajse të gjitha qytetet që kanë regjistruar temperaturat më ekstreme të dimrit. /Telegrafi/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Mot i nxehtë: Temperaturat arrijnë deri 37°C

Për ditën e sotme parashikohet mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Sipas IHMK-së, gjatë ditës, në pjesën perëndimore priten edhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit