Klubi Basketbollistik Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht emërimin e malazezit Igor Jovovic si trajner i parë i skuadrës për edicionin 2025/2026, duke synuar një etapë të re suksesi në basketbollin vendor dhe atë rajonal, raporton PrizrenPress.
Trajneri 41-vjeçar sjell një përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe një karrierë të pasur në klube të njohura evropiane. Ai ka drejtuar për vite me radhë skuadra si Buducnost Voli, ku fitoi gjashtë trofe dhe arriti dy herë në gjysmëfinale të ABA Ligës, për të vazhduar më pas në kampionatet elitare të Gjermanisë, Polonisë, dhe më së fundmi në Kuvajt.
“Klubi Basketbollistik Bashkimi ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Igor Jovovic si trajneri i ri për sezonin 2025/2026!” – thuhet në njoftimin e klubit. “Trajneri me përvojë të gjerë ndërkombëtare, Jovovic sjell me vete një CV mbresëlënëse”.
Gjatë karrierës së tij, Jovovic ka qenë pjesë e klubeve si Mitteldeutscher BC, ku fitoi titullin e ProA dhe u ngjit në Bundesligën gjermane, si dhe Telekom Baskets Bonn dhe SYNTAINICS MBC, të cilat i udhëhoqi në elitën e BBL-së. Ai ka shërbyer gjithashtu si ndihmës trajner te Bayern Munich në EuroLeague.
Në sezonin e fundit (2024/25), ai ishte trajner i parë i Kazma SC Kuwait, klub që përfundoi si nënkampion në kampionatin kuvajtian.
Përfundimisht, klubi i Bashkimit i ka uruar mirëseardhje trajnerit të ri me një mesazh të qartë:
“Mirë se erdhe në Prizren, Coach Jovovic! Le të fillojë një kapitull i ri i bashkëpunimit dhe suksesit portokall e zi!”
Trajneri Jovovic pritet të mbërrijë në Prizren në ditët në vijim, ku do të fillojë punën me skuadrën në fazën përgatitore për sezonin e ri./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/