Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka ftuar në një takim të jashtëzakonshëm Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Zjarreve, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës së krijuar me zjarret nëpër lokacione të caktuara në komunën e Malishevës.
Në këtë takim, sipas njoftimit të komunës, përfaqësuesit e institucioneve lokale, si Njësia e Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës në Malishevë, kanë theksuar se situate me zjarret është duke u rënduar edhe më shumë, dhe për këtë përfaqësuesit e Shtabit Emergjent, njëzëri kanë bërë thirrje që të mobilizohen ekipet vullnetare nëpër fshatra, me theks të veçantë në lokacionet ku vatrat e zjarrit janë aktive dhe shumë të përhapura.
“Po ashtu, nga ky takim u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës që të mbështesin ekipet e zjarrfikësve me qëllim që të eliminohen sa më parë këto vatra zjarri.
Gjithashtu, u është bërë thirrje të gjithë fermerëve të komunës së Malishevës, që të përdorin mekanizmat e përshtatshme bujqësore me qëllim të parandalimit të përhapjes së vatrave të zjarrit”, theksohet në njoftim.
Në të njëjtin njoftim thuhet se, në fund, në funksion të një menaxhimi sa më të mirë të kësaj situate me zjarret, kryetari Kastrati ka ftuar një takim të radhës për ditën e nesërme, ku prezentë do të jenë edhe kryetarët e Këshillave Lokale në komunën e Malishevës./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren