Basketbollisti pejan, reprezentues i Kosovës, që në stinorin e kaluar iu bashkangjit Yllit, Arian Qallaku, ka vazhduar edhe për një stinor me ekipin suharekas.
Njoftimin e lëshoi dje ekipi i Yllit, ndërsa skuadra që po feston 50-vjetorin e themelimit po tenton që të krijojë skuadër të fortë garuese për edicionin 2025/26 ashtu që të kurorëzojë stinorin me trofe.
“Arian Qallaku do të jetë pjesë edhe në edicionin historik të 50-vjetorit të Golden Eagle Yllit!” — shkroi KB Ylli në njoftimin e shkurtër për Qallakun.
I njëjti, në stinorin e kaluar me Yllin kishte 24.7 minuta për ndeshje mesatarisht, ndërsa në 29 duele të luajtura në Superligë në total bashkë me playoff dha 8.7 pikë për ndeshje.
Sot Qallaku feston 33-vjetorin e lindjes, ndërsa basketbollisti që luan në pozitat 2-3 me 198-centimetrat e tij pritet të jetë ndër vendorët kryesorë në ekip pas kapitenit të ekipit. Në karrierën e tij në basketbollin kosovar, Qallaku ka luajtur edhe për Prishtinën, Rahovecin dhe Vëllaznimin, pa llogaritur Pejën këtu ku u rrit si lojtar. Përndryshe, Qallaku ka bashkëpunuar me trajnerin e posaemëruar të Yllit Fotis Takianos, derisa të dy ishin dikur pjesë të KB Rahovecit, që sot është shuar.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren