10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

LDK zyrtarizon Driton Selmanajn kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur sonte në një tubim në Prizren zyrtarizimin e Driton Selmanajt si kandidat të LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Sonte u mbledhëm në një nga qytetet më të bukura të Kosovës, në njërin ndër më të vjetrit, më të pasurit dhe më të dashurit. Ishim në Prizren – në kryeqytetin e shpirtit tonë historik, në vendin ku është rrahur zemra e identitetit tonë kombëtar”, deklaroi Abdixhiku, duke e cilësuar qytetin si themel të shpresës dhe lirisë së shqiptarëve, raporton PrizrenPress.

Ai tha se Driton Selmanaj vjen në këtë garë me përgatitje profesionale dhe me vizion për të hapur “një faqe të re në Prizren”, ku prioritet do të jenë nevojat e qytetarëve e jo ndarjet partiake, ku theksi vihet në zhvillimin e qëndrueshëm, investimet në arsim, kulturë, turizëm e teknologji.

“Prizreni ka nevojë për planifikim urban që mbron trashëgiminë, por hap rrugë për të ardhmen. Ka nevojë për investime në rininë e këtij qyteti – për të cilën LDK ka një plan të qartë: të ofrojë mundësi, të ndërtojë institucione, të hapë vende pune, të krijojë hapësira kulturore”, shtoi Abdixhiku.

Në përmbyllje, ai u shpreh i bindur se Driton Selmanaj do të angazhohet me përkushtim, duke e cilësuar atë si kandidatin që “e kupton që Prizreni nuk është një qytet që kërkon spektakël – por një qytet që kërkon përkushtim”.

“Na priftë e mbara”, përfundoi kryetari i LDK-së./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

OVL-UÇK reagon për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagave

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklarimeve të sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në...

Prizreni sot zbret në fushën e Feronikelit

Sot, Prizreni do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, duke u përballur në transfertë me Feronikelin. Takimi do të...

Lajmet e Fundit