Një duel i rëndësishëm na pret në kuadër të kualifikimeve për FIBA Europe Cup, ku kampioni i Polonisë, Anwil Wloclawek, do të përballet me klubin nga Prizreni, Bashkimi.
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
Anwil është një emër me traditë në basketbollin evropian, me pjesëmarrje të rregullta në garat ndërkombëtare dhe një përvojë të pasur në skenën e madhe, raporton PrizrenPress.
Nga ana tjetër, Bashkimi – klubi më i vjetër i basketbollit në Kosovë – po e kërkon lavdinë ndërkombëtare, dhe këtë sezon hyn me ambicie për të treguar fuqinë e basketbollit prizrenas në arenën evropiane.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 24 shtator dhe pritet të jetë një përballje e fortë dhe emocionuese, ku përvoja e polakëve do të sfidohet nga pasioni dhe dëshira e madhe e klubit kosovar për të shkruar histori në Evropë./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren