Dje në ambientet e Gjimnazit “Loyola” në Prizren është hapur zyrtarisht Kampi Nacional i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Ky kamp do të zhvillohet nga data 21 deri më 26 korrik, dhe do të përfshijë djemtë dhe vajzat më të talentuar në konkurrencat U14, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin trajnime intensive në një ambient profesional.
“Nga 21 deri më 26 korrik, djemtë dhe vajzat më të talentuar në konkurrencat U14 do të zhvillojnë trajnime intensive në një ambient profesional, me synimin që të bëhen yjet e ardhshëm të basketbollit kosovar”, thuhet në njoftimin e FBK-së, raporton PrizrenPress.
Kampi ka për qëllim zhvillimin e brezit të ri të lojtarëve që do të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare.
“Qëllimi? Formimi i gjeneratës së re të lojtarëve që do të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare!” theksohet në njoftim.
Në këtë kamp janë përzgjedhur 25 lojtarë dhe lojtare, ndërsa në fund të përgatitjeve, vetëm 12 prej tyre do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Kosovën në turneun prestigjioz YDF (Youth Development Fund).
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
“Në këtë kamp po marrin pjesë 25 lojtarë/lojtare të përzgjedhur, ndërsa vetëm 12 prej tyre do të fitojnë vendin në ekipin që do të na përfaqësojë në turneun prestigjioz YDF”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren