9 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Aksident i rëndë në Prizren: Përdoruesi i trotinetit goditet nga dera e veturës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një person që po lëvizte me trotinet ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Sipas burimeve të sigurta, i lënduari është E.B., 36 vjeç, i cili po lëvizte në shiritin e rezervuar për biçikleta, kur u godit nga dera e pasme e djathtë e një veture në lëvizje, e cila u hap papritur nga një pasagjer.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Automjeti i përfshirë në aksident ishte i tipit Volkswagen Golf 5, me ngjyrë të zezë, i drejtuar nga E.H. Ndërkohë, dera dyshohet të jetë hapur papritmas nga pasagjeri Muidin Halimi, 58 vjeç, pa u siguruar për sigurinë në trafik.

Si pasojë e përplasjes, 36-vjeçari u rrëzua në trotuar dhe pësoi lëndime serioze. Menjëherë pas incidentit, drejtuesi i veturës dhe pasagjeri e transportuan viktimën në emergjencën e qytetit, dhe më pas ai u dërgua me autoambulancë në QKUK në Prishtinë për trajtim të specializuar.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, pasagjeri Muidin Halimi është ndaluar dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore (rrezik për jetën)”.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti./Sinjali/

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rikonstruktimi i shkollës “Besim Ndrecaj” sjell kushte moderne për nxënësit e Malësisë së Re në Prizren

Shkolla  “Besim Ndrecaj” në  Malësi të Re në Prizrenit ka marrë një pamje të re pas rikonstruktimit të plotë të ambienteve të saj. Klasa moderne,...

Malishevë: Dy vëllezërit dyshohet se i vrau dhëndri

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës, dyshohet se është dhëndri i tyre. Kështu kanë bërë të ditur burime të...

Lajmet e Fundit