27.7 C
Prizren
E enjte, 7 Gusht, 2025

Përdorën armë në dasma – 3 të ndaluar dhe 4 pistoleta të sekuestruara në rajonin e Prizrenit

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona dhe ka sekuestruar katër armë zjarri të llojit pistoletë në rajonin e Prizrenit, pas të shtënave të raportuara gjatë gazmendeve familjare në dy lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarjet kanë ndodhur më 6 gusht 2025, raporton PrizrenPress.

Në njërin rast, një person i ndaluar më parë për përdorim të armës në një festë familjare në fshatin Romaj të Hasit ka pranuar gjatë intervistimit se posedonte edhe një armë tjetër në shtëpi, e cila gjithashtu ishte përdorur në të njëjtin gazmend. Hetuesit kanë ndërhyrë dhe kanë sekuestruar edhe pistoletën e dytë.

“Pas sekuestrimit të një pistolete një ditë më parë dhe ndalimit të një të dyshuari për 48 orë, më datë 06.08.2025, gjatë intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit, i dyshuari ka pranuar se posedonte edhe një armë tjetër në shtëpi, e cila po ashtu ishte përdorur në gazmendin familjar. Hetuesit kanë intervenuar në fshatin Romaj dhe kanë sekuestruar edhe armën e dytë – një pistoletë”, thuhet në njoftim e PK-së.

Ndërkohë, në fshatin Semetisht të Suharekës, policia ka reaguar pas marrjes së një informacioni për të shtëna me armë gjatë një dasme. Në vendin e ngjarjes, pas identifikimit të lokacionit dhe bisedës me pronarin e shtëpisë, është konfirmuar se të shtënat ishin kryer nga pjesëmarrësit në dasmë. Gjatë intervenimit, janë sekuestruar tri pistoleta dhe 16 gëzhoja të armëve të zjarrit.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me urdhër të Prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë”, thuhet më tej në komunikatë.

Policia vazhdon të bëjë thirrje për vetëdijesim të qytetarëve dhe për të shmangur përdorimin e armëve në raste festive, duke theksuar se këto veprime përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë publike.

“Festo me zemër, jo me armë” – është apeli i përsëritur i Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Fadil Nebi Jahaj

Komuniteti arsimor në fshatin Gjonaj të Hasit, Komuna e Prizrenit, është sot në zi pas ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Fadil Nebi...

U raportua se u sulmua, deputeti Adem Hoxha reagon me një postim, ankohet që goranët s’kanë rrymë qe tri ditë

Më herët u raportua se deputeti goran Adem Hoxha ishte sulmuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zlipotok të Dragashit derisa ishte bashkë me...

Lajmet e Fundit