Sheshet e Prishtinës u mbushën me protestues. Mijëra qytetarë erdhën nga të gjitha trojat shqiptare për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.
Madje, qindra të tjerë nuk arritën si rezultat i kolonave.
Në protestë folën Hysni Gucati, Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, hetuesja Nevenka Tromp dhe Ali Ahmeti.
Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së ka folur në protestën kundër Gjykatës Speciale.
Para mijëra protestuesve, ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike.
“Nuk ka gjykatë në botë që mund ta zhbëjë të vërtetën historike. Kjo gjykatë me përzgjedhje selektive, vetëm për krimet e shqiptarëve, po synon ta përmbys historinë e Serbisë. Ajo po tenton të krijojë narrativen e rreme sikur Kosova ishte çliruar nga kriminelët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bashkë me NATO-n e kanë çliruar Kosovën nga kriminelët serbë. Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë politike. Ky është kriminalizim i UÇK-së”, ka thënë Gucati.
Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, ka emocionuar me fjalët në protestë.
Tha se nëse babai i tij ishte kriminel, atëherë të vijnë t’ia lidhin duart.
“Në shtëpinë time e kam një varr të hapur, varrin e babait. Nuk është veç shtëpia ime, ka mbi 1 mijë e 600 varre të hapura. E kam ende pamundësinë për të vendosur një lule në varrin e babait, mbi 1 mijë e 400 fëmijë nuk e patën fatin të rriten të lirë. Nuk arritën ta gëzojnë këtë liri, ata mbetën fëmijë të vrarë e masakruar. Shumë nga ata kriminelë në Hagë po dëshmojnë kundër çlirimtarëve. Nëse babai im është kriminel, edhe unë jam kriminel. Urdhëroni ejani e mi lidhni duart. Kjo nuk është drejtësi, kjo është poshtërsi. Liri për çlirimtarët”, tha ai.
Nevenka Tropm që ishte ndër hetueset e rastit të kasapit të ballkanit Slobodan Millosheveiq, ka folur para qytetarëve që po protestojnë për padrejtësitë në Hagë. Ajo ka bërë pikërisht një fjalim që sqaron se përse u votua Gjykata Speciale, dhe përse protesta është e drejt.
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është një parullë por realitet i dhimbshëm që ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet tëë ketë legjitimitet. Ne e dijmë që drejtësia mund të jetë subjective ose objektive, por ajo duhet të udhëhiqet nga organe të pavarura.
Gjykatat, ligjet dhe profesionistët duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe me profezionizem. Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selective, rrezikon të cilësohet si padrejtësi. Në rastet e tilla ato nuk e zbulojnë të vërtetën por duken të inskenuara. Kjo është veçanarisht e rrezikshme kur institucionet e drejtësisë ndihen të deytruar tu sherbejnë narrtivave politike.
Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj shkuan vullnetarisht, duke besuar sikurse ju se drejtësia do të zbatohet shpejt. Ata u siguruan se procesi do të jetë i paanshëm dhe transparent. Megjithatë ja ku jemi, pesë vjet më vonë ata janë ende në paraburgim pa një vendim në horizont.” Pikërisht udhëheqësit tuaj mbështetën krijimin e këtyre dhomave. Ata e bënë këtë duke qenë të vetdijshëm për rrezikun që përbënte për çdo luftëtar të luftës. Pse? Sepse ata besonin në kauzën e tyre. Besonin se lufta për të cilën luftuan, ishte e drejtë. “ – tha ajo.
Lideri i BDI-së, ish-eprori i UÇK-së, Ali Ahmeti, ka folur para protestuesve në Prishtinë.
Ai ka thënë se rruga teksa erdhi në Prishtinë, ishte e mbushur me qytetarë nga të gjitha anët për të marrë pjesë në protestë.
“Trupi rridht më shkonte rrugës kah vija, djem e vajza, mu si në vitet kur në Kosovë ushtroheshte dhunë dhe i tërë populli organizohej kundër regjimit barbara. Shqiptarët nga të gjitha anët, Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, sot vërshnonin rrugët drejt pjesëmarrjes në këtë protestë për drejtësi. Kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar si një trup i vetëm kur ne na është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti. Prandaj, sot si një trup, jemi këtu për të kërkuar liri për lirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Kemi dalur për të kërkuar të drejtën tonë. UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirim nga pushtimi. Që nga viti 1994 kur filloi të komunikohej veprimet e saj, ajo ka qenë e qartë për qëllimin e saj çlirimtar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës përfshirë konventën e Gjenevës, të vitit 1949”, tha Ahmeti.
Ai theksoi se kush i mban të mbyllur ish-krerët e UÇK-së, është kundër stabilitetit.
“Në rajonin tonë, në disa lider të ri më së shumti mungon bashkëpunimi, stabiliteti e qartësia pro-perëndimore. Kush i mban të mbyllur këta kontribuues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë, dhe vet Perëndimit në Ballkan. Gjatë luftërave, pas tyre, e deri më sot, asnjëherë Serbia e zyrtarët e Maqedonisë nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Po përpiqet të përmbys çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua si u formua, u votua si u votua nga deputetë, u bë si u bë, ishte si ishte, por edhe ashtu siç u krijua, ajo nuk po e respekton të drejtën për një gjykim të paanshëm, të drejtë e brenda afatit të aryeshëm”, tha Ahmeti.
“Ajo punon sikur Serbia, duke pranuar prova nga ata që kanë kryer krime”, deklaroi ai./Nacionale
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren