14.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Dy të rinj kapen me drogë në Kalanë e Prizrenit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Kalasë së Prizrenit, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, arrestimi ka ndodhur rreth orës 02:45 të mëngjesit, kur njësitet policore kanë ndaluar dhe kontrolluar dy të dyshuarit, duke gjetur dhe konfiskuar disa lloje të substancave narkotike.

Nga vendngjarja janë sekuestruar:

  • Një qese najloni me substancë të dyshuar si ekstazi, me peshë 0.34 gramë;

  • Një cigare e mbushur me marihuanë, me peshë 0.58 gramë;

  • Një qese najloni me marihuanë, me peshë 3.65 gramë.

Pas intervistimit në stacion policor, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për bashkëpunim nga qytetarët në luftimin e dukurive të paligjshme dhe garanton veprim të menjëhershëm ndaj rasteve të ngjashme.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Artan Abrashi zbulon arsyen e bashkëpunimit me Zafir Berishën: Na lidh respekti dhe vizioni për Prizrenin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur sonte në emisionin Politiko për arsyet që e shtynë të lidhë koalicion...

Numër i ulët i votuesve në Prizren

Menaxherët e qendrave të votimit në Prizren siç raporton RTV21 janë ankuar për numër të vogël të votuesve. Por, siç raporton RTV21 në Prizren në...

Lajmet e Fundit