Është përuruar objekti i banimit social 01 në Malishevë, projekt i realizuar në bashkëfinancim me Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe i mbështetur nga fondet e Bashkimit Europian.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, drejtori i FKEE-së, Driton Hetemi, përfaqësues të Bashkimit Europian në Kosovë, Alessandro Bianciardi, përfituesit e projektit dhe anëtarë të komunitetit lokal, raporton PrizrenPress.
Gjatë fjalës së tij, kryetari Ekrem Kastrati shprehu mirënjohje për bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen financiare që ka mundësuar realizimin e këtij projekti, duke theksuar rëndësinë e tij për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në nevojë.
“Ky investim është shembull i mirë i bashkëpunimit mes komunës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Urime përfituesve dhe gjithë qytetarëve të Malishevës.”, tha ai.
Nga një fjalë rasti në këtë ceremoni kanë mbajtur edhe ministrja në detyrë Rizvanolli, përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, Bianciardi dhe drejtori i FKEE-së, Hetemi.
Për realizimin e këtij projekti, FKEE ka participuar me 90% dhe Komuna me 10% të vlerës totale të projektit./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/