Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj të pandehurit H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve”, e jo për vepra të tjera siç është raportuar gabimisht më herët.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar deri më 11 shtator 2025, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore dhe pas vlerësimit të gjyqtares së procedurës, e cila konstatoi se ekzistojnë arsyet ligjore për këtë masë.
Gjatë seancës, gjykata ka analizuar provat e mbledhura deri më tani, të cilat, sipas saj, përbëjnë bazë të mjaftueshme për të dyshuar se i pandehuri, në periudhën e papërcaktuar deri më 11 gusht 2025, ka qenë i përfshirë në shpërndarjen dhe shitjen e substancave narkotike të llojit kokainë në qytetin e Prizrenit.
Më 12 gusht 2025, policia ka bastisur banesën e të pandehurit në rrugën “William Walker”, ku janë sekuestruar prova të shumta, përfshirë:
Sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike (kokainë), përfshirë 3.3 kg të ambalazhuara në formë tullash, si dhe 1.1 kg në qese të ndryshme,
Pajisje për paketim dhe peshim të narkotikëve (peshore digjitale, pajisje për vakum, qese najloni etj.),
Kartëmonedha në prerje të ndryshme,
Një skalper dhe mjete të tjera ndihmëse për paketim.
Gjykata gjithashtu ka marrë parasysh të kaluarën kriminale të të pandehurit, i cili më parë është dënuar për vepra të ngjashme penale, duke theksuar se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës në rast të lënies së tij në liri.
Në arsyetimin e vendimit, Gjykata ka theksuar se masa e paraburgimit është e nevojshme për të garantuar prezencën e të pandehurit në fazat e mëtejme të procedurës penale dhe për të parandaluar arratisjen apo pengimin e hetimeve.
Marketing
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren