Gjatë kësaj jave, njësitet policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren kanë identifikuar disa automjete të modifikuara, të cilave u ishin montuar zhurmues të veçantë.
Sipas policisë, fillimisht, automjetet janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm. Për ato që raporti teknik vërtetoi se niveli i zhurmës tejkalonte kufijtë ligjorë, pronarëve u është kërkuar të heqin ndryshimet e palejuara, raporton PrizrenPress.
“Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për përdorimin e zhurmuesit të paautorizuar 150 €; si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike 500 €”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Përveç shkeljeve lidhur me zhurmën, policia ka shqiptuar gjoba edhe për tejkalim shpejtësie, ku disa raste kanë arritur deri në 500 euro.
Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit publik, sigurisë rrugore dhe qetësisë së qytetarëve. Përmes bashkëpunimit me komunitetin dhe përdorimit të mjeteve digjitale, si aplikacioni “Raporto Policinë”, synohet reagim i shpejtë dhe parandalim i shkeljeve./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/