Kryetari i Odës së Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka shprehur shqetësimin e thellë të komunitetit të biznesit lidhur me ecurinë e zhvillimit të Parkut Inovativ dhe të Trajnimeve (ITP) në Prizren.
Sipas tij, megjithëse fillimisht hapja e këtij parku ishte pritur me entuziazëm nga bizneset vendore si një mundësi për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës, realiteti aktual nuk përmbush këto pritje.
“Parku ITP nuk mund të zhvillohet vetëm përmes aktiviteteve të disa organizatave joqeveritare. Qëllimi i vërtetë i parkut duhet të jetë orientimi dhe mbështetja e drejtpërdrejtë e bizneseve. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen mundësi të vërteta për punësimin e qindra, e ndoshta edhe mijëra punëtorëve”, shkruan Tejeci .
Parku ITP në Prizren shtrihet në një hapësirë prej 40 hektarësh dhe, siç u shpreh kryetari i ONZP-së, “ka potencialin të shndërrohet në një qendër të rëndësishme ekonomike, jo vetëm për qytetin e Prizrenit, por për të gjithë rajonin dhe Kosovën.”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Tejeci tregon se që nga viti 2018, asnjë investitor serioz nuk është vendosur në këtë park, ndonëse ka kërkesa të shumta nga kompani të gatshme për të hapur fabrika dhe njësi prodhuese, të cilat do të mundësonin punësimin e qindra personave.
“Koncepti i kësaj zone është si një hotel me pesë yje për biznese. Por, pa investime reale, kjo mbetet vetëm në letër,” , deklaroi Tejeci, duke shtuar se nuk mund të mbështetet zhvillimi i qytetit vetëm përmes projekteve të përkohshme të disa OJQ-ve, që angazhojnë individë për një kohë të shkurtër.
Ai theksoi nevojën për një qasje strategjike që përfshin sektorët me potencial të lartë për zhvillim dhe krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës.
“Këto hapësira duhet t’u jepen bizneseve sa më parë për të investuar dhe për të hapur vende të reja pune. Prioritet duhet të jetë shndërrimi i Prizrenit në një qytet me industri të zhvilluar, ashtu siç e meriton”.
Tejeci shpreson se bizneset prizrenase do të kenë mundësinë reale për të përfituar nga hapësirat e parkut, përndryshe, me trendin aktual të largimit të të rinjve jashtë vendit, qyteti rrezikon të përballet me mungesë serioze të fuqisë punëtore në të ardhmen./PrizrenPress.com/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren