10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Ndryshon orari i reduktimeve të ujit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në Prizren ka njoftuar se, për shkak të rënies së nivelit të burimeve ujore dhe punimeve që janë duke u realizuar, është e detyruar të zbatojë reduktime të përkohshme në furnizimin me ujë të pijshëm.

“Ky veprim ndërmerret me qëllim të sigurimit të një furnizimi të drejtë dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftimin e kompanisë, raporton PrizrenPress.

Sipas orarit të publikuar, reduktimet do të bëhen si vijon: Lagja Arbana: 08:00 – 16:00; Lagja Ortakoll: 16:00 – 21:00 dhe 06:00 – 09:00; se dhe Lagja Bajram Curri: 21:00 – 06:00.

Nga kompania bëhet e ditur se projekti për rehabilitimin e burimeve ujore është duke u realizuar me synim rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e furnizimit me ujë.

“Projekti parashikohet të përfundojë deri në fillim të javës së ardhshme. Reduktimet janë të përkohshme dhe do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e punimeve, ku pritet edhe stabilizimi i situatës së furnizimit”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

LVV e Dragashit: Për koalicion me PDK, morëm aprovimin e kryesisë qëndrore të LVV

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet më 9 nëntor, do të mbështesë...

Sot varroset 34 vjeçari pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren

Sot do të varroset 34-vjeçari, i cili vdiq dje pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren. Varrimi i të ndjerit do të...

Lajmet e Fundit