Kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, dhe U.D. Administratorja, Shpresa Kryeziu, kanë pritur në takim dy zyrtarët e rinj, Durim Kërhanaj – Udhëheqës i Zyrës për Mbështetje Juridike dhe Hazir Kadriaj – Referent, të cilët nga muaji shtator i këtij viti kanë filluar punën e tyre në Gjykatë, të përzgjedhur përmes procedurave të rekrutimit të udhëhequra nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), raporton PrizrenPress.
Me këtë rast, Emra, ka vlerësuar punën dhe përvojën e tyre të mëparshme pranë institucionit, duke iu uruar suksese në përgjegjësitë e reja.
“Kryetarja vlerësoi punën e tyre dhe përvojën pranë Gjykatës në vitet e kaluara, duke i’u uruar suksese dhe mbarësi në detyrat e tyre të reja, si dhe i’u dha mbështetja e plotë dhe bashkëpunimi në realizimin me sukses të përgjegjësive ligjore”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/