Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë finalizuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë. Qytetarët e Prizrenit, një prej komunave më të mëdha të Kosovës, do të kenë në duar dy fletëvotime: një për kryetarin e komunës dhe një tjetër për përbërjen e Kuvendit Komunal.
Në fletëvotimin për kryetar komune do të renditen të gjithë kandidatët që garojnë për postin e parë të qytetit, ku secili votues do të ketë mundësinë të zgjedhë vetëm një kandidat. Ndërsa fletëvotimi për kuvendin komunal do të përfshijë subjektet politike, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur që kërkojnë përfaqësim në institucionin vendimmarrës të qytetit. Përveç votës për subjektin, qytetarët do të kenë të drejtë të shënojnë edhe kandidatin e preferuar nga lista e atij subjekti, përmes votës preferenciale, raporton PrizrenPress.
Sipas KQZ-së, fletëvotimet janë të personalizuara për secilën komunë, përfshirë edhe Prizrenin, duke përmbajtur kandidatët e certifikuar për kryetar dhe listat zyrtare për kuvendin komunal. Institucioni ka theksuar se procesi i shtypjes dhe shpërndarjes është duke u realizuar nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje të plotë me standardet ligjore.
Më 12 tetor 2025, qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësi të vendosin për drejtimin e ri të komunës dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Komunal për katër vitet e ardhshme./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/