27.4 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025

Hardh Fest 2025 mbyllet me sukses, Rahoveci kryeqendra e festës së rrushit

Pas tri ditësh e netësh festive, përfundoi me sukses edicioni i radhës i Hardh Fest 2025, festivali tradicional i vjeljes së rrushit, që tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore dhe turistike në vend. Rahoveci u kthye në qendër të festës, duke pritur mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe diaspora, të cilët patën mundësinë të shijojnë produktet vendore, të marrin pjesë në aktivitetet tradicionale dhe të ndjekin koncertet madhështore, raporton PrizrenPress.

Programi i festivalit përfshiu parada të mekanikave bujqësore, gara të vjeljes dhe shtrydhjes së rrushit, panairin e verës, degustime të produkteve të zonës, demonstrime të procesit të pjekjes së rakisë dhe prezantime të artizanateve lokale, duke e bërë këtë ngjarje një kombinim të kulturës, traditës dhe argëtimit.

Në mbrëmjet muzikore, atmosfera u ndez nga performancat e artistëve të njohur vendorë e ndërkombëtarë. Natën e parë në skenë u ngjitën Aurela Gaçe, NRG Band, Naser Dula, Hysen Kafexhiu dhe DJ 029, ndërsa nata e dytë solli Armend Rexhepagiqin, Arilena Arën, Xuxin dhe DJ Enndzi. Në finalen e madhe, festivali u mbyll me performancën e Tommy Cash, sensacioni i Eurovision 2025, i shoqëruar nga Elita 5, Aleksandër Gjoka dhe DJ Acer, duke i dhënë Hardh Fest një dimension ndërkombëtar.

Organizatorët falënderuan pjesëmarrësit dhe vizitorët për këtë sukses, duke theksuar se interesi i madh dëshmon rëndësinë e festivalit për promovimin e kulturës, turizmit dhe ekonomisë lokale. “Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj feste të bukur! Ju presim sërish në Hardh Fest 2026, për të vazhduar këtë traditë të mrekullueshme së bashku”, u tha në përmbyllje të festivalit./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë

Në Suharekë është vendosur sot gurthemeli i stadiumit të ri të futbollit Projekti parasheh ndërtimin e një objekti modern me 6 mijë e 583 ulëse,...

Uji nuk është i pijshëm në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar qytetarët e Prizrenit se uji i rrjetit nuk është i përshtatshëm për konsum të pijshëm, për...

Lajmet e Fundit