12.6 C
Prizren
E hënë, 29 Shtator, 2025

Detaje nga aksidenti me fatalitet në Suharekë – u lënduan katër persona, ndalohet shoferi i veturës

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi të dielën mbrëma, rreth orës 19:50 në rrugën Suharekë–Shtime, mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.

Përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës, ka dhënë detaje të reja.

Sipas raportit thuhet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i humbjes së kontrollit nga drejtuesi i veturës, i cili ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur frontalisht me një autobus që po vinte në kahun e kundërt.

Si pasojë e përplasjes një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, përfshirë drejtuesin e veturës.

Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës, i cili ka pësuar lëndime të rënda, është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për menaxhimin e aksidenteve, njësia e hetimeve dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit – drejtuesin e veturës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Marketing

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

“Prizreni – Poezia – Tetova”: Poezia bashkoi krijuesit shqiptarë

Në oborrin e Muzeut të Lidhjes Shqiptare, poetë nga Kosova, Tetova dhe Shqipëria u bashkuan për të ndarë frymëzimin dhe fuqinë e fjalës artistike. Shoqata...

Policia e Kosovës organizon sesion sensibilizues me nënat për parandalimin e ekstremizmit në Prizren

Zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, kanë zhvilluar sesionin e pestë sensibilizues...

Heroi pa varr

Lajmet e Fundit