16.6 C
Prizren
E martë, 30 Shtator, 2025

Autorsia e projektit të ‘Shatërvan”-it përplas Totajn dhe Haskukën

Autorsia e projektit të rregullimit të ‘Shatërvanit’ në Prizren ka ndezur një debat të ashpër mes kryetarit aktual të Komunës, Shaqir Totaj, dhe ish-kryetarit Mytaher Haskuka.

Ata po pretendojnë se janë meritor për transformimin e një prej pikave më ikonike të qytetit, duke publikuar deklarata dhe krahasime publike.

Ish-kryetari Haskuka ka deklaruar se punimet në ‘Shatërvan’ kishin nisur gjatë mandatit të tij, por nuk u përfunduan për shkak të pandemisë COVID-19. Ai theksoi se infrastruktura e kabllove nëntokësore ishte vendosur në atë periudhë dhe se këtë e dinë mirë qytetarët, sidomos pronarët e lokaleve në zonë.


“Projekti i ‘Shatërvanit’ është projekti im. Ne kemi filluar të vendosim gypat për kabllot nëntokësore dhe këtë e dinë të gjithë qytetarët”, ka  thënë Haskuka për Radio Sharrin, duke kritikuar mënyrën se si Totaj po e paraqet projektin si arritje personale pa përmendur kontributin e mëparshëm institucional.

Sipas tij, edhe projekti i Rrethit Unazor ishte planifikuar dhe buxhetuar gjatë kohës së tij në krye të komunës.

Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj i ka reaguar  Haskukës. Ai ka publikuar një fotografi krahasuese në rrjetet sociale.

“E dëgjova këto ditë ish-kryetarin Haskuka që tha se projekti i Shadërvanit është meritë e tij! Ja një krahasim i shkurtër si dallojnë dy qeverisjet tona: Si dita me natën!”, shkruan Totaj.  Kryetari Totaj ka prezantuar përfundimin e punimeve në Shatërvan si një nga arritjet kryesore të mandatit të tij, duke e cilësuar transformimin e zonës si dëshmi të efikasitetit të qeverisjes aktuale./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti që thotë "Qeverisja Totaj Haskuka, si dita me natën! Viti 2019 Viti 2025 PDK 191 PRIZRENI SHAQIR n? PUNE TOTA +4"

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

 

Më Shumë

Totaj: Pas disa dekadash, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare

Pas dekadash pritjeje, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare, projekt ky i shumëpritur që synon përmirësimin e qasjes në shërbime...

Vrasja pas përleshjes me qen në Prizren/Aktakuzë për të pandehurin E.B. nga Zhuri

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 11 gusht për shkak...

Lajmet e Fundit