14.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Tetor, 2025

Bashkimi kërkon kualifikimin në FIBA Europe Cup 

Bashkimi pas fitores shumë të rëndësishme përballë Anwil-it kërkon për herë të parë të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup, raporton PrizrenPress.

Për të arritur suksesin historik për klubin më të vjetër në Kosovë, prizrenasit duhet të ruajnë epërsinë e pikëve nga fitorja e parë.

Sfida në Prizren përfundoi 80:75 për Portokallezinjtë, derisa në grupe do të hyjë skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet.

Nënkampionët për herë të parë janë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, ndërsa nëse kalojnë pengesën në Poloni, atëherë do t’i bashkoheshin kampiones së Kosovës, Trepçës, si dhe PAOK-ut të Greqisë dhe Braunschweig të Gjermanisë në Grupin F.

Anwil është një nga skuadrat më të forta polake në vitet e fundit, ku para dy vitesh kishte triumfuar në FIBA Europe Cup, kurse edicionin e kaluar ishte ndalur në Raundin e 1/16-tes.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën në Poloni nga ora 18:30 dhe transmetohet në faqen e YouTubes në FIBA./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Lajmet e Fundit