Gjatë muajit shtator, ekipet e Inspektoratit të Kompanisë së Ujësjellësit kanë identifikuar dhe shkyçur gjithsej 117 lidhje ilegale nga rrjeti i furnizimit me ujë në katër komuna të rajonit.
Sipas njoftimit, numri më i madh i rasteve është evidentuar në Prizren, ku janë shkyçur 93 lidhje ilegale. Në Suharekë janë regjistruar 20 raste, në Malishevë 3 raste, ndërsa në Dragash është identifikuar vetëm një rast i tillë, raporton PrizrenPress.
Institucioni thekson se aksionet për identifikimin dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, ndërsa ndaj çdo rasti të zbuluar do të merren masat e nevojshme ligjore.
“Konsumatorët ftohen të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/