10.5 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Boksieri Riad Isufi renditet i 5-ti në Kampionatin Evropian U19 në Çeki

Boksieri i ri kosovar Riad Isufi ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Boksit për grupmoshën U19, që po zhvillohet në Ostrava, Republikën e Çekisë.

Isufi, i cili konsiderohet një shpresë olimpike për vitin 2025, u rendit në vendin e pestë në kategorinë 50 kg. Ai shënoi një fitore të rëndësishme, por u ndal në fazën e luftës për medalje pas një përballjeje të fortë.

Ky rezultat konfirmon potencialin e tij të madh dhe është një tjetër dëshmi e rritjes së boksit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Më Shumë

Sanremo 2026, Celentano vlerëson Ermal Metën: Është pothuajse e pamundur të mos fitosh

Ikona e muzikës italiane, Adriano Celentano, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ermal Metën, i cili konkurron në Sanremo 2026 me këngën “Stella...

Rahoveci prezanton përforcimin e ri, Richard Granberry

Rahoveci 029 ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Richard Granberry për pjesën e mbetur të sezonit në Superligë. “Me kënaqësi ju njoftojmë se Richard Granberry...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit