Në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit po zhvillohet një punëtori e rëndësishme për restaurimin dhe konservimin e eksponateve prej druri, e organizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRKT) në bashkëpunim me Kompleksin, raporton PrizrenPress.
Drejtori i QRKT-së në Prizren, Samir Hoxha, gjatë një vizite në këtë punëtori, vlerësoi përkushtimin e stafit të muzeut dhe punën e kujdesshme që po bëhet për ruajtjen e objekteve me vlerë historike.
“Sot pata një vizitë shumë të bukur në Kompleks, ku pashë nga afër përkushtimin e stafit të muzeut që me dashuri ruajnë vlerat tona të çmuara”, u shpreh Hoxha.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje të veçantë për Venera Radën, e cila po kontribuon vullnetarisht në procesin e restaurimit, duke e cilësuar atë si një shembull të vërtetë profesionalizmi dhe dashurie për trashëgiminë kulturore./PrizrenPress.com
KLIKO EDHE: https://www.facebook.com/share/r/19jWCqF81x/
Marketing
KLIKO EDHE: https://www.facebook.com/share/v/17b1Lkn95o/
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren