13.2 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Nënë e vajzë të plagosura rëndë – shefi i Emergjencës në Prizren tregon gjendjen e tyre

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Prizrenit, ku një grua dhe vajza e saj e mitur kanë mbetur të plagosura rëndë si pasojë e një sulmi me thikë. Të dyja aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Rajonal të Prizrenit.

Shefi i Emergjencës, dr. Hekuran Veçgishti ka folur për Insajderin, rreth gjendjes shëndetësore të viktimave.

“Po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Janë sjellë në emergjencë në orën 00:45, kanë pas plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme radiologjike. Në konsultim me kirurgun, janë pranuar në trajtim të mëtejmë. Për momentin pacientet janë në mjekim intenziv qendror”, ka theksuar ai.

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje.

Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.

Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë.

Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda.

Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Shaqir Totaj mesazh qytetarëve: Na besuat për punën, vazhdojmë me tranformimin e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një adresim para qytetarëve ka theksuar se vizioni i qeverisjes së tij ka qenë dhe mbetet zhvillimi i...

Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit

Autor: Mr.Sc. Shaban Osmanollaj Kontributi i Shtjefën Gjeçovit (1874–1929) në mbledhjen, sistemimin dhe botimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit, është një ndër monumentet më të...

Lajmet e Fundit