360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara ndalohen në Vërmicë

Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar gjatë kontrolleve rutinore, ku është zbuluar mall i padeklaruar.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, edhe pse personi përgjegjës kishte bërë deklarim negativ për posedimin e mallrave, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të fshehura, raporton PrizrenPress.

Mallrat e padeklaruara përfshinin 360 kilogramë mish qafe derri (pa kocka) dhe 96 bombola gazi për përdorim shtëpiak (me përmbajtje 190 gram secila).

“Për mallrat në fjalë, pala nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, dhe si pasojë, ato janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK)”, thuhet në njoftimin e institucionit.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve kufitare, parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave ekonomike e shëndetësore të vendit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit