3.6 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Kampioni kundër nënkampionit

ProCredit Superliga vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante. Derbi i javës zhvillohet të dielën, ku përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi, raporton PrizrenPress.

Duelet e edicionit të kaluar ishin të jashtëzakonshme, me gjashtë super finale të zhvilluara, që ngritën adrenalinën në maksimum. ‘Xehetarët’ fituan 4:2 serinë finale. Të dy skuadrat marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup, duke e bërë këtë sfidë evropiane në “Minatori”. ‘Xehetarët’ kanë një fitore e një humbje, kurse Portokallezinjtë e nisën edicionin me dy fitore.

Java e tretë fillon me përballjen Bora – GO+ Peja. Prishtinasit kanë dy humbje në dy ndeshje, kurse pejanët dy fitore në dy ndeshje. Takimi zhvillohet në “Minatori” të Mitrovicës. 

Rahoveci 029 debuton në shtëpi në elitën e basketbollit të shtunën, ku e pret Sigal Prishtinën, që ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara, kurse ‘Vreshtarët’ kanë një fitore e një humbje.

Të dielën përballën skuadrat që ende nuk dinë për fitore në këtë edicion Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë këtë edicion.

ProCredit Superliga – Java 3

E shtunë

16:00 Bora – GO+ Peja

19:00 Rahoveci 029 – Sigal Prishtina

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

19:00 Trepça – Bashkimi

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

P.C Prizreni fiton ndaj Dritës pas vazhdimeve

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore dramatike ndaj Dritës me rezultat 109:108, pas një ndeshje tejet interesante që u vendos në kohën shtesë. Koha e...

I dënuari nga Suhareka gjendet pa shenja jete në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mbrëmjen e së premtes brenda Burgut të Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc të Podujevës, ku...

Lajmet e Fundit