Në fshatin Gjonaj të Hasit, të enjten u organizua për herë të tretë manifestimi tradicional “Darka e Lamës”. Të pranishëm në këtë ngjarje, përveç banorëve të rajonit të Hasit, ishin edhe përfaqësues të Komunës së Prizrenit, mysafirë të shumtë dhe të tjerë.
Ramadan Totaj, që nga mëngjesi i sotëm, nuk e pati të vështirë të përgatisë flinë gjigante, që është veçori e aktivitetit “Darka e Bereqetit Hasjan”, i cili për të tretën herë me radhë po mbahet në Gjonaj, në organizim të SHKA “Malësori”, pjesë e së cilës për shumë dekada është edhe ai.
“Kuzhinieri” Totaj tregoi se si është marrë me përgatitjen e kësaj flije, që është më e madhja që gatuhet në trojet shqiptare dhe që, sipas tij, sot peshonte 100 kg.
Kryetari i SHKA “Malësori” në fshatin Gjonaj të Hasit, Haziz Hodaj, tha se edhe këtë vit “Darka e Lamës” po shënohet si një nga festat më origjinale dhe autoktone, që përfaqëson më së miri traditat hasjane.
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, theksoi se festa të tilla, që kontribuojnë në ruajtjen e traditave shqiptare, duhet organizuar dhe përkrahur gjithmonë.
Antropologia e mirënjohur amerikane, Janett Reineck, tha se ky aktivitet ka një rëndësi të veçantë për kulturën dhe traditën hasjane.
Ndryshe, interesimi më i madh i të pranishmëve ka qenë për flinë gjigante me gjatësi 2 metra, e përgatitur nga banorët e fshatit Gjonaj.
“Darka e Lamës”, e njohur edhe si “darka e lamijeve, e fushës dhe e bereqetit”, është një festë dhe ditë tradicionale e shënuar, që në fakt ka të bëjë me kremtimin e përfundimit të të korrave të drithërave dhe të korrave vjeshtore, e shtruar për të festuar vitin e bereqetshëm./TV Prizreni/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
