14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Intelegjenca Artificiale hap horizonte të reja për zejtarët e rinj në Prizren

Oda e Prizrenit ka organizuar seminarin “Inteligjenca Artificiale për Zejtarët – Departamenti i Rinisë”, një aktivitet që synon t’u ofrojë të rinjve mundësi të reja në kombinimin e traditës artizanale me teknologjitë e avancuara.

Sipas Odës së Prizrenit, pjesëmarrësit u pritën me entuziazëm dhe u përfshinë në seanca praktike mbi përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale.

“Të rinjtë tanë po mësojnë mënyra moderne si të ruajnë traditën dhe njëkohësisht të zhvillojnë zanatet e tyre në epokën digjitale”, theksoi Oda në njoftimin e saj, raporton PrizrenPress.

Ekspertët e fushës udhëhoqën trajnimet ku të rinjtë mësuan: si të përdorin mjetet digjitale për analizë dhe zhvillim të ideve, si të zbatojnë teknikat e AI për krijimin e produkteve inovative, dhe si të optimizojnë shërbimet e tyre artizanale në epokën moderne.

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit zhvilluan projekte konkrete në fusha të ndryshme si pasticeria, furretaria dhe parukeria.

“Përmes AI, të rinjtë po krijojnë receta të reja, po përmirësojnë proceset e punës dhe po zhvillojnë ide kreative për shërbimet e tyre”, nënvizon Oda e Prizrenit.

Bashkëpunimi me Handwerkskammer Koblenz ka qenë thelbësor në organizimin e këtij aktiviteti, duke sjellë ekspertizë shtesë dhe mbështetje profesionale për pjesëmarrësit.

Në fund të njoftimit, Oda e Prizrenit u bën thirrje zejtarëve dhe të rinjve të interesuar të bashkohen me programet dhe trajnimet e saj: “Bëhuni pjesë e Odës së Ndërmarrësve Zejtarëve. Përfitoni nga projektet shumëvjeçare, panairet dhe trajnimet profesionale, dhe ndërtoni të ardhmen duke nderuar traditën”.

Ky seminar konsiderohet një hap i rëndësishëm për fuqizimin e zanateve tradicionale përmes teknologjisë, duke hapur horizonte të reja për zejtarët e rinj në Prizren./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Zjarr i madh në Prizren, shpërthen në rrugën “Janina”

Në orët e mbrëmjes të së premtes, është raportuar për një zjarr të madh në Prizren. Sipas raportimeve të para, zjarri ka shpërthyer në...

Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë

Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha...

Lajmet e Fundit