5.4 C
Prizren
E diel, 23 Nëntor, 2025

Komuna e Prizrenit ka filluar sanimin e dëmeve nga reshjet e shiut

Komuna e Prizrenit po përballet me sanim të dëmeve nga reshjet e shiut, të cilat kërkojnë ndihmën e institucioneve qendrore.

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në komunën e Prizrenit. Për pasojë, rruga Reqan – Lubinje u bllokua për orë të tëra. Gurët dhe dheu rrëshqitën nga anësoret e rrugës, duke bërë që ky segment rrugor të dalë jashtë qarkullimit. Operatori ekonomik u angazhua edhe gjatë orëve të mbrëmjes për ta bërë të qarkullueshme.

Express Kredi nga BiCredit

Zenel Gashi, operator ekonomik theksoi se “rreziku është shumë i madh sepse mundet edhe pjesa tjetër të rrëshqasë, përkohësisht kemi bërë diçka po prapë rrezik është”.

Sipas drejtoreshës për emergjenca dhe siguri, dëmet në këtë segment rrugor janë të mëdha, ndërsa komuna nuk ka mundësi ta sanojë këtë problem.

Ramize Shala Sinanaj, drejtoreshë për emergjenca dhe siguri në Prizren tha se kompania është aktivizuar ta pastrojë rrugën, ta lirojë rrugën për qarkullim, fatkeqësisht aty paraqitët një gjendje shumë e rëndë pasiqë banorët e asaj zone kanë krijuar një deponi të mbeturinave.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Dëme të konsiderueshme pati edhe në fshatra të Përdrinisë. Selim Morina thotë se iu dëmtuan 2 hektarë me grurë, por edhe ura që lidh Medvecin me disa fshatra dhe tokën e tyre bujqësore, u dëmtua rëndë.

Ai tha se po na dhimbet mundi, sakrifica gjithë ato shpenzime që janë bërë edhe më janë dëmtuat afër 2 hektarë grurë.

Gjatë këtyre ditëve me reshje të dendura shiu, dëme të mëdha pati në disa rrugë e ura. Ura e Zojzit nga e mërkura, më 19 nëntor, është jashtë funksionit. Një urë e re është shumë e domosdoshme në këtë zonë, pasi disa fshatra të komunës së Prizrenit ngelen pa qasje me autostradën dhe komunën e Mamushës. /rtk

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren forcon bashkëpunimin me Institutin Pedagogjik të Kosovës

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj-Gutaj, priti sot përfaqësuesit e Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK). Sipas saj, fokus i takimit ishte forcimi...

Kosova barazon me Zvicrën

Kosova dhe Zvicra kanë barazuar 1-1 në një ndeshje me ritëm dhe emocione në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët treguan karakter të madh sidomos...

Lajmet e Fundit