-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Kryesia e re e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve pritet nga kryetari i Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim kryesinë e re të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të luftës së UÇK-së në Malishevë, të përbërë nga Iliaz Krasniqi, Kastriot Berisha dhe Ali Morina.

Takimi u zhvillua, sipas njoftimit, me qëllim të urimit për mandatin e dytë të kryetarit Kastrati, si dhe për të diskutuar çështje me interes të përbashkët, duke vënë theks të veçantë tek ruajtja dhe kultivimi i vlerave kombëtare, të lidhura me sakrificën e dëshmorëve për lirinë e Kosovës.

Ai u shprehu falënderime për vizitën dhe urimet, duke theksuar gatishmërinë e tij dhe të qeverisjes komunale për të mbështetur iniciativat që promovojnë dhe ruajnë vlerat kombëtare.

“Vepra më sublime është rënia për atdheun. Ne kemi shumë dëshmorë dhe luftëtarë, prandaj krenohemi dhe zotohemi për ruajtjen, avancimin dhe respektimin e vlerave tona, si në vend në përgjithësi, ashtu edhe në Malishevë në veçanti”, deklaroi Kastrati./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Islam Ukimeri emërohet drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren

Islam Ukimeri është emëruar drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ukimeri përmes një postimi në rrjetet...

Evakuohen disa familje në Malishevë pas vërshimeve

Komuna e Malishevës që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përballur me probleme për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Ekipet...

Lajmet e Fundit