Lëvizja Vetëvendosje, ka vendosur të garojë në koalicion me parti të tjera në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Për dallim nga herët e tjera, kur në listën e LVV-së përfshiheshin kandidatët e partisë Guxo dhe të Alternativës, në këto zgjedhje është vendosur për “Koalicionin Lëvizja Vetëvendosje”. Përveç LVV-së, Guxos dhe Alternativës, përfshihet edhe Partinë Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Për dallim nga Lëvizja Vetëvendosje, partitë e tjera parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur të hyjnë të vetme në garë. Gjithashtu, si e vetme garon edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, e cila në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e koalicionit me AAK-në, por që u ndanë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këto zgjedhje janë paraqitur edhe dy koalicione të tjera, Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB), si dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”.

Ndërkaq, si parti të vetme në garë, përveç PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, garojnë edhe Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Kosova Demokratik Türk Partisi, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija – SDU, Srpska Lista, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka – NDS, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK) dhe Kosovski Savez.

Ndërkaq, si nisma qytetare kanë aplikuar “Për socialdemokratët e ashkalinjve” dhe “Iniciativa Qytetare për Kosovë”. Kandidat i pavarur ka aplikuar Nexhmidin Sejdilar.

Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në periudhën 24–30 nëntor kanë aplikuar gjithsej 23 subjekte politike.

Subjektet politike aplikuese

Koalicionet:

Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

PAI – PDAK – LPB, koalicion i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB);

Koalicija VAKAT, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnja?ka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);

Partitë politike:

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK

Partia Demokratike e Kosovës – PDK

Kosovaki Nevi Romani Partia

Jedinstvena Goranska Partija

Za Slobodu Pravdu i Opstanak

Kosova Demokratik Türk Partisi

Partia Liberale Egjiptiane

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës

Socialdemokratska Unija – SDU

Srpska Lista

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës

Fjala

Nova Demokratska Stranka – NDS

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK

Kosovski Savez

Nisma Socialdemokrate – Nisma

Iniciativat qytetare:

Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve

Iniciativa Qytetare për Kosovë

Kandidati i pavarur:

Nexhmidin Sejdilar

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren