4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Bashkimi përballë GO+ Pejës në Kupën e Kosovës

Në shortin e hedhur nga Federata e Basketbollit të Kosovës, Bashkimi ka mësuar kundërshtarin e saj për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës. Skuadra portokalli do të përballet me GO+ Pejën, në një duel që pritet të sjellë shumë rivalitet dhe emocion, raporton PrizrenPress.

Sistemi i garës parashikon zhvillimin e dy ndeshjeve në këtë fazë, dhe skuadra më e mirë nga të dyja takimet do të sigurojë kalimin në gjysmëfinale. Ndeshjet e para të çerekfinales do të luhen më 24 dhe 25 dhjetor.

Nëse Bashkimi kalon tutje, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Vëllaznimi – Sigal Prishtina, duke u hapur rrugë edhe më shumë emocioneve drejt finales së madhe.

Kampionja aktuale e Kupës është skuadra e Trepçës, e cila këtë vit nis mbrojtjen e trofeut kundër Golden Eagle Yllit.

Kupa e Kosovës pritet të sjellë ndeshje të forta, e Bashkimi synon të shënojë një tjetër sukses në këtë kompeticion prestigjioz./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi. Siç mëson Sinjali, ngjarja...

Lajmet e Fundit