4.2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Emërime të reja në Dragash: Qafleshi-Skeraj shefe e Kabinetit të Kryetarit, Halili drejtor i Administratës

Komuna e Dragashit ka njoftuar sot për dy emërime të reja në pozitat udhëheqëse të administratës komunale.

Sipas njoftimit, Arijeta Qafleshi Skeraj është emëruar shefe e Kabinetit të Kryetarit, pas tërheqjes së saj nga pozita e asambleistes së Kuvendit të Komunës. Ajo është zgjedhur pesë herë radhazi asambleiste dhe në mandatin e kaluar ka shërbyer si Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Dragashit.

“Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, e ka uruar znj. Arijeta Qafleshi Skeraj për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese të metejshme në profesion dhe karrierë”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Në një njoftim tjetër, Komuna ka bërë të ditur se Veton Halili është emëruar drejtor i Administratës. Gjatë mandatit të kaluar, ai ka ushtruar detyrën e shefit të Kabinetit të Kryetarit.

“Kryetari Xheladini ka uruar z. Veton Halili për pozitën e re, duke shprehur besimin se, me përvojën dhe profesionalizmin e tij, do të kontribuojë në forcimin e administratës komunale dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Dragashit”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bujar Loci shpallet “Trajneri më i Mirë i Vitit”

Trajneri i KB Rahovecit 029, Bujar Loci, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Trajneri më i Mirë i Vitit” nga Federata e Basketbollit të Kosovës,...

Elita e basketbollit me super sfida

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë. Elita e basketbollit vazhdon të sjellë super ndeshje. Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi është një përballje interesante dhe...

Lajmet e Fundit