Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri në Prizren. Atyre iu gjetën dy pistoleta, 247 fishekë dhe 95 gëzhoja.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Muradem, Prizren 27.12.2025, 22:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar dy të dyshuarit m/k dhe gjatë kontrollit në veturë dhe te të njëjtit u janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, 247 fishekë dhe 95 copë gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
\